Mbi 1500 efektivë policie janë angazhuar gjatë ditës së sotme, për të garantuar mbarëvajtjen e protestës së opozitës së bashkuar.

Raportimet në ditët e mëparshme, se elementë kriminalë mund të përfshihen në protestë, për të krijuar destabilitet, kanë rritur angazhimin dhe gatishmërinë e forcave policore.

  Policia ngre postblloqe të shumta, kontrollohen mjetet në hyrje të Tiranës

Krahas policisë së rendit, në mbarëvajtjen e protestës do të angazhohen edhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ata të repartit Shqiponja.

  PD publikon shifrat, rreth 50 mijë qytetarë po vijnë drejt kryeqytetit

Gjithashtu raportohet se në ndihmë të policisë së Tiranës, kanë ardhur edhe efektivë të shumtë nga policitë e rretheve.

  Mbi 1000 protestues nisen nga Berati, PD ankohet se po bllokohen mjetet e transportit

Sipas burimeve të Top Channel, kordoni i parë që do të përballet me protestuesit, është ai i Policisë së Rendit, ndërsa është minimizuar prezanca e efektiveve femra në këtë radhë, për shkak të incidentit me Ina Nukën.

  Video/ Postblloku i policisë, kontrolle të rrepta në autobusët e protestuesve nga Shkodra

Anash dhe pas kryeministrisë, janë pozicionuar edhe efektivë të forcave RENEA, të cilët mund të ndërhyjnë vetëm me urdhër të Drejtorit të Policisë.

Gjithashtu, oficerë të antiterrorit do të kontrollojnë personat që dyshohen si elementë të rrezikshëm dhe punonjësit e Gardës së Republikës do të monitorojnë situatën me dylbi, nga tarracat e institucioneve.

  Basha: Askush nuk mund ta ndalë protestën, Rama e merr përgjigjen në shesh

FOTO GALERI
6/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA