Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu iu shmang komenteve për protestën, por për të policia ishte në nivelin më të lartë të mundshëm.
“Nuk kam ardhur për prononcime, por për të falenderuar policët që kanë bërë punë të shkëlqyer. Policia ka bërë vetëm detyrën”, tha Veliu.
Policia arriti të mos lejonte konfrontimet fizike me protestuesit, çka bëri që protesta të përfundonte pa incidente të rënda.
Forcat speciale të policisë, të cilat ishin brenda godinës së Kryeministrisë, arritën të zmbrapsnin me sukses gjashtë apo shtatë tentativa të shpërthimit të derës kryesore të godinës, çka do të përbënte një akt të papranueshëm, siç edhe paralajmëronin ndërkombëtarët.
Pavarësisht tentativave të një grupi të caktuar protestuesish që çanë disa herë kordonin e policisë para Kryeministrisë dhe kryen akte të rënda dhune, policia shmangu kontrontimin.
Kjo mund të cilësohet e para protestë masive dhe e dhunshme në Shqipëri që nuk pati asnjë protestues të plagosur.
Top Channel