Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur para pak minutash në selinë e kësaj force politike, pranë ish SHQUP-it

Prej këtu, lideri i PD-së pritet të dalë rreth orës 11:00, për t’u bashkuar me protestuesit në bulevardin ‘Dëshmorët e kombit”, para kryeministrisë.

“Askush nuk mund ta ndalë protestën”, tha Basha për gazetarët, teksa po hynte në zyrën e tij, për t’u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për protestën e opozitës së bashkuar.

Pyetjes së gazetares së Top Channel, nëse ka ndonjë mesazh për kryeministrin Edi Rama, kreu i PD-së iu përgjigj: Mesazhin do ta shohë në shesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA