Dita e yllit të shndritshëm është shënuar në Korenë e Veriut, me një seri eventesh, ndër të cilët edhe një festival i notit të sinkronizuar.
Në të ashtuquajturën Ditë të yllit të shndritshëm kujtohet ditëlindja e liderit të ndjerë, Kim Jong Il dhe i gjithë vendi mobilizohet për të nderuar babain e liderit aktual.
Sipas Penianit, Kim Jong Il lindi më 16 shkurt 1942, në një kamp sekret në malin Paektu, vendlindja shpirtërore e popullit korean, ku babai i tij, themeluesi i Koresë së Veriut, Kim il Sung, po luftonte me japonezët. Sidoqoftë, njohës të historisë, nga jashtë, thonë se të dhënat zyrtare sovjetike tregojnë se ai kish lindur një vit më herët në një fshat siberian, ku babai i tij ishte në azil.
Sidoqoftë, Koreja e Veriut e feston përvjetorin çdo vit, me patinazh dhe not të sinkronizuar, me fishekzjarre dhe festivale lulesh.
Top Channel