Presidenti amerikan Donald Trump pritet të shpallë emergjencën kombëtare për të financuar murin e tij të planifikuar me Meksikën. Kjo është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë.

Ai do të nënshkruajë një dekret për sigurinë e kufirit për të evituar një mbyllje të qeverisë, por edhe për të anashkaluar kongresin dhe për të përdorur fonde ushtarake për murin – thuhet në një deklaratë.

Demokratët kanë reaguar ashpër duke e akuzuar atë se po abuzon me pushtetin dhe po kryen një veprim të paligjshëm. Ndërtimi i murit ishte një premtim kyç elektoral i Donald Trump.

Por, Presidenti deri më tani nuk ka qenë në gjendje të sigurojë fonde për ta realizuar atë. Kongresi miratoi një ligj, që nuk plotëson kërkesën e Trump për financime, të enjten.

Tani ai do të nënshkruhet nga presidenti për t`u shndërruar në ligj. Trump insiston se SHBA ka nevojë për një barrierë në kufirin e saj jugor për të ndaluar fluksin e emigrantëve që ai thotë se ka arritur në nivele kritike. Por, kundërshtarët thonë se numri i emigrantëve në kufi është shumë më i ulët krahasuar me dekadat e mëparshme dhe se shumë njerëz po përpiqen tani të hyjnë ligjërisht në ShBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA