Ditë zie edhe sot në Maqedoninë e Veriut për 14 viktimat që humbën jetën gjatë aksidentit të autobusit që u rrokullis në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Laskarcë.
Aksidenti ndodhi më 13 shkurt rreth orës 17, kur autobusi i kompanisë “Durmo Turs” që po udhëtonte nga Shkupi për në Gostivar, nga shkaqe ende të panjohura ka humbur drejtimin, duke u përplasur me barrierat rrugore dhe më pas ka përfunduar në humnerë.
Sipas ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe, shtatë persona kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, raporton Alsat-M.
EMRAT E VIKTIMAVE:
Rametulla Abdurraimi, djalë i vetëm i familjes Abdurraimi
Valdete Hamiti, (1989), nga Debreshti i Gostivarit, nënë e dy fëmijëve të mitur
Jovica Tërpevski, djali i deputetit Bllagojçe Tërpevski nga Gostivari
Besim Kamberi nga fshati Senakos i Gostivarit
Onur Sadiku, 19-vjeçar nga Gostivari
Esat Emruli nga Gostivari
Ajdin Ismaili, 19 vjeç nga Gostivari
Besim Fetai nga Vrapçishta
Bejza Uzeiri nga Banjica e Poshtme
Zoran Davidovski (1981), punonjës në Qytetin e Shkupit
Tërpana Janevska, pensioniste nga Gostivari
Boban Avramovski, student i FON-it
Dejan Ristevski, i punësuar në Bankën Popullore të Maqedonisë
Pavle Kostoski, nga Gostivari, i sapo diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup.
Top Channel