Bashkimi Evropian do t’i japë Irlandës liri veprimi për të vendosur marrëveshje të reja kufitare me Irlandën e Veriut, në rast të një Brexiti pa marrëveshje, thanë burime politike nga Brukseli.

Por ata thanë se Dublini së shpejti do të duhet të hartojë një plan për të siguruar integritetin e tregut të vetëm të BE-së, ose të përballet me kontrollet mbi mallrat e veta, që vijnë në pjesën tjetër të bllokut.

“Irlanda mund të marrë periudha tranzicioni ose disa opsione të përkohshme në kufi, në rast të skenarit më të keq”, tha një diplomat i lartë i Bashkimit Europian.

“Por së shpejti do të duhet të përballet me faktin se ose ka një kufi në ishull ose një kufi midis Irlandës dhe pjesës tjetër të BE”, shtoi burimi nga Brukseli, për Reuters.

Diplomatët dhe zyrtarët e BE-së që merren me Brexit, pranojnë se është e pamundur të ngrihen kontrolle të kufirit brenda natës, siç duhet teorikisht të jetë rasti nëse Britania e Madhe largohet nga blloku pa një marrëveshje divorci më 29 mars.

Çështja e një “kufiri të vështirë” në ishullin e Irlandës, ka qenë e varur nga negociatat e Brexit që nga fillimi dhe po kërcënon anulojë marrëveshjen e divorcit, për shkak të kundërshtimeve të ashpra midis BE dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa parlamenti britanik kundërshton pjesën e “backstop”-it irlandez.

“Backstop” është menduar si një mjet i fundit, një mënyrë për të parandaluar kontrollet e plota kufitare mbi kalimin e mallrave midis Irlandës së BE-së dhe krahinës britanike të Irlandës së Veriut.

Por pa një marrëveshje të tregtisë së lirë mes Britanisë dhe BE-së, por që do të negociohet, kjo do t’i lidhte këto të fundit me rregullat tregtare të bllokut – anatemë ndaj mbështetësve pro-Brexit në Britaninë e Madhe dhe aleatët irlandezë të Kryeministrit britanik Theresa May që thonë se kjo do të dobësonte lidhjet e provincës me pjesën tjetër të vendit.

“Kufiri irlandez-irlandez është një kufi evropian. Çështja Brexit nuk është një çështje bilaterale midis Republikës së Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Është një çështje evropiane, “tha Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker pas bisedimeve me kryeministrin irlandez Leo Varadkar në Bruksel këtë muaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA