“Air Albania” po shkon drejt nisjes së fluturimeve. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se është arritur marrëveshja finaciare me “Turkish Airlines”.

“Për të konkluduar marrëveshjen financiare mes palëve, e cila rrugën për certifikimin e kësaj kompanie nga Autoriteti i Aviacionit Civil. Gjë që do të ndodhë në ditët në vazhdim, brenda një jave apo 10 ditëve”, tha ministrja Balluku.

Drejtori i Bordit dhe Komitetit Ekzekutiv të “Turkish Airlines” tha se avionët “Air Albania” shumë shpejt do të jenë në fluturim.

“Air Albania shumë shpejt do të jetë në qiell, e shumë krenarë, ne si Turkish Airlines po punojmë së bashku me palën shqiptare. Infrastruktura është gati dhe, siç keni parë, ky proces teknik është punuar me shumë kujdes”, tha İlker Aycı, drejtori i Bordit dhe Komitetit Ekzekutiv, “Turkish Airlines”.

Arritja e marrëveshjes është komentuar dhe nga kryeministri Edi Rama.

“Në gjithë këtë fazë kur çfarë nuk u tha, Air Albania ka pasur procedurat e testimeve, trajnimeve dhe procedurat ligjore”, tha Rama.

Qeveria shpreson se, me futjen në tregun e fluturimeve të “Air Albania” të ulen çmimet e biletave të udhëtimit me avion nga Rinasi. Kompania (flamurmbajtëse) me flamur shqiptar do të punojë në partneritet me “Turkish Airlines”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA