Prodhuesi evropian i avionëve Airbus ka thënë se do të ndalojë prodhimin e tipit A380, të njohur si Superjumbo, avioni më i madh i pasagjerëve në botë.
Në një deklaratë, kompania tha se do të bëjë dorëzimet e fundit të porosive të avionëve në 2021. Vendimi vjen pasi Emirates, klienti më i madh i A380, reduktoi porositë e saj.
Avioni i kushtueshëm në fakt është përpjekur shumë të konkurrojë me modelet më të vogla dhe më efikase.
Airbus tha në deklaratën e tij se Emirates do të reduktonte numrin e avionëve të saj A380 nga 162 në 123 avionë.
“Si rezultat i këtij vendimi, ne nuk kemi më bazë të mbështesim prodhimin pavarësisht përpjekjeve tona për shitje tek kompani të tjera në vitet e fundit. Kjo çon në përfundimin e shpërndarjes së avionëve A380 në 2021”, tha shefi ekzekutiv i Airbus, Tom Enders.
“Pasagjerët në të gjithë botën i adhurojnë këta avionë të mëdhenj dhe njoftimi i sotëm është i dhimbshëm për ne dhe komunitetet e A380 në të gjithë botën”, vijoi ai.
Top Channel