Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, e ftuar në “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, deklaroi se veprimi i Edi Palokës, i cili sot në Kuvend e spërkati me bojë kryeministrin Edi Rama, nuk ishte i parapërgatitur.

Tabaku sqaroi pse Paloka e bëri këtë gjest: “Kryeministri e ka bërë për zakon që të ofendojë këdo që e kundërshton. Nuk ishte një gjest i parapërgatitur, por që ndodhi në seancë. Zoti Paloka, siç duket, zemërimin e të gjithë shqiptarëve, por edhe indinjatën e tij ndaj gjuhës së urrejtjes nga kryeministri, e shprehu kështu”.

“Është hera e disatë që kryeministri nxit urrejtje ndaj opozitës. Kemi kërkuar që të merren masa ndaj kryeministrit, por nuk është bërë kjo gjë. Nuk u respektua miku (Talat Xhaferri) nga kryeministri. Zoti Paloka mendoi se kanë mbaruar fjalët dhe ndoshta ky akt mund ta tërhiqte kryeministrin nga gjuha e urrejtjes”, shtoi Tabaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA