26/12 07:11
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali tha sot pas seancës së Parlamentit se “opozita në protestën e të shtunës do ta kthejë bojën në zjarr për të djegur Shqipërinë”.
Në studion e emisionit “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, deputetja demokrate Jorida Tabaku u shpreh: “Spiropali është mësuar me mitingjet e saj që digjen, por protesta jonë vjen pas një diskutimi shumë të gjatë dhe pas një revolte të jashtëzakonshme në të gjithë qytetet”.
“Nuk do të flasë zoti Basha, por e kanë në dorë qytetarët protestën. Opozita po i prin zemëratës njerëzore. Njerëzit na kanë kërkuar që ta drejtojmë këtë protestë. Ne do të jemi që të sigurohemi që të mos i ndodhë asgjë protestuesve”, theksoi Tabaku.
Top Channel