Mediat: Shkon në 15 numri i të vdekurve nga aksidenti i mbrëmshëm
14/02/2019 10:51
Ka ndërruar jetë gjatë natës edhe një person, duke e çuar në 15 numrin e përgjithshëm të viktimave të autobusit që u përmbys mbrëmë në rrugën Shkup–Tetovë, në afërsi të fshatit Llaskarcë. Lajmin e bën të ditur Alsat.
40 të lënduarit e tjerë vazhdojnë të qëndrojnë në spitalin “8 Shtatori” dhe disa me lëndime të lehta kanë dalë nga spitali.
Top Channel