Quhet Rudolph Ingram, është vetëm 7 vjeç, por është shndërruar në një yll në rrjetet sociale.

Vogëlushi amerikan nga Tampa në Florida është pagëzuar tashmë si Usain Bolt i ri, pasi është shumë i shpejtë. Së fundmi ai e ka përshkuar distancën e 100 metrave me kohën 13 sekonda e 48 të qindtat. Në evenimentet e grupmoshës së tij i mund të gjithë kundërshtarët, madje duke i lënë shumë metra prapa. Me pak fjalë, është një fenomen i vërtetë.

 

View this post on Instagram

 

2019 Track Season Starting Off Amazing 60 Meter Dash 8.69 ⚡️⚡️ 100 Meter Dash 13.48 Record Breaking ⚡️⚡️#sctop10

A post shared by Blaze The Great (@blaze_813) on

Rudolf luan edhe futbollin amerikan, por ai ka tërhequr vëmendjen në arenën ndërkombëtare me paraqitjen e bërë prej tij në një kompeticion të atletikës U-14 të zhvilluar në muajin gusht, kur regjistroi kohën e dytë më të mirë të kësaj kategorie.

 

View this post on Instagram

 

Last Year Playing 7&8 At 6 On 4th Down…This Year Will Be A Movie Practice Starts Monday #GotToFinishStrong #2019

A post shared by Blaze The Great (@blaze_813) on

Duket se Rudolph Ingram nuk është një fenomen vetëm në sport, por është edhe një nxënës i shkëlqyer. Sipas të atit, që është njëkohësisht edhe trajneri i tij, Rudolph ecën shumë mirë edhe në mësime, teksa vlerësohet gjithnjë me nota të larta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA