Një 19-vjeçar shqiptar mes viktimave të aksidentit tragjik në Maqedoninë e Veriut
14/02/2019 13:04
Onur Sadiku është 19-vjeçari që ka ndërruar jetë mbrëmë në aksidentin me autobusin që udhëtonte nga Shkupi për në Tetovë.
Familja e tij jeton në Kroaci, kurse Onuri sapo kishte filluar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.
Për momentin janë identifikuar vetëm 4 viktima: Rametulla Abdurahimi, Jovica Trpevski, Onur Sadiku dhe Besim Kamberi.
Top Channel