Kongresi nuk do të mbështesë ndërhyrjen ushtarake të SHBA-ve në Venezuelë, pavarësisht nga sugjerimet e Presidentit Donald Trump se një veprim i tillë nuk përjashtohej, tha të mërkurën kryetari demokrat i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Kongresit.

“Më vjen keq të sabotoj presidentin që lëkundet dhe lë të kuptohet se intervenimi ushtarak amerikan mbetet një opsion në Venezuelë. Unë dua t’u bëj të qartë dëshmitarëve tanë dhe kujtdo tjetër që na ndjek: Ndërhyrja ushtarake e SHBA-ve nuk është një opsion”, tha përfaqësuesi i SHBA-ve Eliot Engel në hapjen e një seance për situatën e paqëndrueshme politike në kombin pjesë e OPEC.

Sipas Kushtetutës së SHBA-ve, Kongresi duhet të miratojë veprime ushtarake të huaja. Engel paralajmëroi gjithashtu për efektet e mundshme ndaj popullit venezuelian të sanksioneve të SHBA-ve mbi kompaninë shtetërore të naftës PDVSA. Shtetet e Bashkuara në janar vendosën sanksione që synonin kufizimin e aksesit të presidentit Nicolas Maduro në të ardhurat e naftës.

“Unë e vlerësoj nevojën për të shtrydhur Maduron”, tha Engel, por Shtëpia e Bardhë duhet të mendojë edhe për pasojat e mundshme që këto sanksione mund të kenë mbi popullin e Venezuelës, nëse Maduro nuk do të largohet nga zyra në javët e ardhshme”.

Shumica e vendeve perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë njohur Guaido si kreu legjitim i Venezuelës, por Maduro mban mbështetjen e Rusisë dhe Kinës, si dhe kontrollin e institucioneve shtetërore duke përfshirë ushtrinë.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta