Bashkimi Evropian arriti një marrëveshje të përkohshme të mërkurën mbi rregullat e reja që rregullojnë tubacionet e gazit të importit, duke hedhur dyshime mbi strukturën operative të planifikuar të tubacionit “Nord Stream 2” të Rusisë.

Tubacioni rus tashmë përballet me pasigurinë e një ndalimi të mundshëm nga Danimarka, ku edhe është planifikuar të kalojë, por edhe përballja me kërcënimet nga Shtetet e Bashkuara, që janë shprehur tërësisht kundër projektit.

Projektligji kërkon që të gjitha tubacionet e importit të përmbushin rregullat e BE-së, duke mos qenë në pronësi të drejtpërdrejtë nga furnizuesit e gazit, duke aplikuar tarifat jodiskriminuese dhe raportimin transparent, dhe duke hapur të paktën 10 për qind të kapaciteteve tek palët e treta.

Komisioneri i BE, Arias Canete, i cili është përgjegjës për energjinë, tha se BE ishte duke mbyllur një shteg si varësia e saj nga rritja e importeve të gazit natyror. Përjashtimet ishin të mundshme vetëm nën “procedurat strikte”, tha Komisioni Europian, duke shtuar se do të luante një rol vendimtar.

“Rregullat e reja sigurojnë se ligji i BE do të zbatohet për tubacionet që sjellin gaz në Evropë dhe se të gjithë të interesuarit në shitjen e gazit në Evropë duhet të respektojnë të drejtat e energjisë evropiane”, tha Canete në një deklaratë.

Marrëveshja e arritur nga përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe parlamentit dhe 28 shteteve anëtare duhet të çojë në një ligj të ri në muajt e ardhshëm. Vendet e BE do të kishin nëntë muaj që ta transpozonin atë në ligjin kombëtar.

Projektligji mund të ngadalësojë, por të mos e ndalë projektin, të udhëhequr nga firma e energjisë shtetërore ruse Gazprom, në partneritet me pesë firma perëndimore – njësitë gjermane Uniper dhe BASF, kompania Anglo-Holandeze Shell, OMV e Austrisë dhe Engie e Francës.

“Ne do të vazhdojmë të vëzhgojmë procesin dhe do të studiojmë legjislacionin e ri sapo të jetë vënë në dispozicion”, tha në një deklaratë Nord Stream 2.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA