Ekonomia e Gjermanisë ka evituar për pak rënien në recension gjatë tre muajve të fundit të vitit të shkuar.

Ekonomia më e madhe e Evropës ka regjistruar 0 rritje në tremujorin e katërt të 2018 dhe kjo është konfirmuar nga Zyra Federale e Statistikave. Kjo do të thotë se vendi ka evituar dy tremujorë radhazi kontraktim, që zakonisht do të thotë recesion.

Një performancë e dobët në tregti ka rënduar mbi ekonominë gjermane, ndërkohë që shpenzimet e konsumatorëve kanë mbetur të ulëta. Rritja e munguar e shënuar në periudhën tetor-dhjetor pason një kontraktim prej 0.2% në tremujorin e mëparshëm.

Shkak për ngadalësimin e rritjes, vitin e kaluar, është edhe një ngadalësim i ekonomisë globale dhe sektorit më të dobësuar të automobilëve me konsumatorët gjermanë që gjithnjë e më pak kanë blerë makina të reja, në mesin e konfuzionit mbi standartet e reja të emetimeve.

Për më tepër, niveli i ulët i ujit në lumenj, veçanërisht në Rin, ka prekur rritjen duke frenuar lëvizjen e mallrave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA