Australia do të rihapë një qendër të kontestuar të paraburgimit për azilkërkuesit, tha Kryeministri Scott Morrison të mërkurën, pasi nuk ia doli të mbrojë nga miratimi në parlament të një ligji që lejon emigrantët në kampet e largëta të marrin kujdes mjekësor në vend.

Partia Laburiste në opozitë dhe ajo e pavarur, votuan për të ndryshuar ligjet e linjës së imigracionit për t’u dhënë mjekëve të drejtën për të transferuar rreth 1,000 burra dhe gra nga dy qendrat e ndalimit të Paqësorit, nëse kanë nevojë për trajtim mjekësor.

Amendamenti, i miratuar nga Senati të mërkurën, i dha një goditje koalicionit konservator në pushtet, i cili po zvarritet shumë në sondazhe, përpara zgjedhjeve që do të mbahen në maj.

Morrison, duke ofruar një vrojtim të një fushate që ka të ngjarë të fokusohet mbi emigracionin, tha se ndryshimi do të sillte një valë të re të azilkërkuesve dhe do të detyronte qeverinë të rihapte një qendër të burgimit në Ishullin e Krishtlindjeve, një territor rreth 1,550 km në veri-perëndim të kontinentit.

“Ne kemi miratuar vënien në vend të rihapjes së objekteve të paraburgimit të ishullit të Krishtlindjeve, si për t’u marrë me mundësinë e ardhjes ashtu edhe për trajtimin e perspektivës së transferimeve”, u tha Morrison gazetarëve në Canberra.

Më parë, azilkërkuesit e gjetur në det dhe të dërguar në kampet në Papua Guinenë e Re (PNG) dhe Naurua nuk u lejuan të vendosnin këmbë në Australi, përveç nëse qeveria vendoste se ata kishin nevojë për kujdes urgjent.

Ministri i emigracionit David Coleman tha të dielën se ndryshimi do të sjellë një kthim të ditëve kur mijëra azilkërkues udhëtonin në Indonezi dhe pastaj paguanin kontrabandistët për t’i çuar në Australi me anije.

Kundërshtarët e akuzuan qeverinë për frikë, duke thënë se amendamenti kishte të bënte vetëm me ata që ishin ndaluar në kampet e Paqësorit. “Ky legjislacion është i kufizuar në grupin aktual të njerëzve në Manus Island dhe Naurus”, tha Kerryn Phelps, një ligjvënës i pavarur.

“Ajo nuk ofron asnjë lloj tërheqjeje për njerëzit që të largohen aty ku janë dhe të përpiqen të bëjnë udhëtimin në Australi, sepse ato nuk do të konsiderohen si pjesë e këtij legjislacioni”.

Top Channel