Poligrafi, apo “zbuluesi i gënjeshtrës” është kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
I përdorur kryesisht në Amerikë për dedektimin e kriminelëve, poligrafi u soll në Shqipëri për të përzgjedhur të duhurit që do të jenë hetues, Byronë Kombëtare të Hetimit, por edhe si “makina e së vërtetës” që do të zbulojë gjatë ligjit të vettingut policët e ndershëm.
Por, kjo pajisje do t’i nështrohet tashmë debatit edhe në Shqipëri.
“Rezultatet e poligrafit mund të jenë edhe të natyrës fiziologjike apo të natyrës nervo-psikike dhe jo detyrimisht pasqyrojnë një tablo të qartë të ndarjes së gënjeshtrës nga e vërteta. Kështu që në vlerësimin e KSHH-së, por edhe bazuar në jurisprudencat e tjera, bazuar në vendimet e gjykatave të Gjermanisë, por edhe të Gjykatës në Montana, përcaktohet se testi i poligrafit cënon dinjitetin e njeriut, madje mund të cënojë edhe lirinë e shprehjes, sepse natyra e njeriut është e ndryshme. Ka pasur njerëz që kanë qenë të pafajshëm dhe e kanë manipuluar, por për shkak të emocioneve janë shpallur fajtorë, ndërsa fajtorë për shkak të natyrës”, tha Erida Skëndaj , kreu ekzekutiv i KSHH-së.
Duke u mbështetur në këtë parim, Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlerëson se testi i poligrafit duhet të shpallet antikushtetues.
“Jo nuk e prek as vettingun dhe as Prokurorinë e posaçme SPAK”, tha Erida Skëndaj.
Në padinë e dorëzuar përmendet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese gjermane, që thekson se ekspozimi ndaj një pajisjeje e ekspozon dhe trajton personin si objekt.
Top Channel