De Laurentiis ‘i hidhur’ dhe për Krishtlindje: Zotërinjve që komandojnë futbollin nuk iu intereson mbrojtja e tifozëve. Maradona? I paarritshëm. 25/12 00:02
Angel Di Maria la shenjën e tij në rikthimin në “Old Trafford”.
Argjentinasi i PSG, përveçse dha dy pasime për gol në fitoren 0-2 të skuadrës franceze ndaj Manchester United, bëri sikur piu edhe një birrë që ia kishin hedhur ata që në sezonin 2014-2015 ishin tifozët e tij.
Di Maria përfitoi nga mungesat e Neymar dhe Cavani për të shkëlqyer në Champions League, në një ndeshje ku edhe pse nuk bëri driblimet e tij të zakonshme, u kthye në hero me dy asist, një për Kimpembe dhe një për Mbappe.
Tek njëri prej golave, ai iu kthye tifozëve anglezë me shprehjen “Fuck off”.
Video e golave:
Top Channel