Basketbolli shqiptar duket se po humbet bazën vendase duke u “pushtuar” nga sportistët e huaj të cilët janë dyndur në një shifër rekord në këtë sezon, sidomos për meshkuj, ku në 6 ekipet e Kategorisë Superiore gjenden 24 lojtarë të huaj, një shifër rekord kjo në historinë e basketbollit vendas.
Duke përjashtuar Tiranën si i vemti ekip pa të huaj, të gjitha skuadrat e tjera si Teuta, Goga Basket, Kamza, Partizani apo Vllaznia kanë një mesatare prej 4 të huajsh në ekip. Pjesëmarrja e tyre në lojë nuk ka kufizim dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari shprehet: “Nuk jam për këtë, jam për zhvillim normal sipas fuqive dhe mundësive që ka secili ekip. Vetëm kështu krijohet ëndrra e lojtarëve të vegjël për t’u bërë si lojtarët e mëdhenj”.
Asnjëherë më parë nuk ka patur një numër kaq të madh të të huajve në kampionatin shqiptar të basketbollit, meshkuj dhe femra. Nëse në sezonin 2018/2019 janë 24 të huaj në 6 ekipet e Superligës për meshkuj, një vit më parë ishin vetëm 10. Nëse do të zbresim në sezonin 2016/2017, 9 dhe në sezonin 2015/2016 vetëm 2 të huaj.
Për presidentin Ponari, shtimi i numrit të të huajve sjell edhe rritjen e cilësisë së sportistëve vendas: “Kjo e zhvillon basketbollin dhe rrit cilësinë”.
Top Channel