Kreu i ri i Kristian-Demokratëve në pushtet, në Gjermani, Annegret Kramp-Karrenbauer zbuloi planet për një shtrëngim të rregullave të emigracionit, pjesë e një lëvizjeje për të distancuar partinë nën udhëheqjen e saj, nga paraardhësja e saj, kancelarja Angela Merkel.
Disa nga propozimet, duke përfshirë plane për “kontrolle inteligjente në vend” në kufijtë gjermanë, për aq kohë sa kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian nuk janë të sigurta, mund të rrisin lidhjet me partnerët e saj të koalicionit, Social-Demokratët (SPD).
Por zyrtarët shpresojnë se planet, të shpallura pas dy ditë diskutimeve të brendshme partiake, në të cilat Merkel nuk është ftuar, do të tregojnë se partia ka lëvizur nga vendimi i nënshkruar i Kancelares për të pranuar më shumë se një milion refugjatë në 2015-ën.
“Ajo që ndodhi në shtator 2015 dhe më pas, ishte një përjashtim humanitar”, u tha Annegret Kramp-Karrenbauer anëtarëve të partisë së saj CDU. “Ne duhet të sigurohemi se asgjë nuk do të ndodhë kurrë, që ne kemi mësuar nga eksperiencat tona”.
Top Channel