Me 10 pikë në 4 ndeshjet e fundit, Tirana duket se po rikuperon dalëngadalë në klasifikim, duke iu shkëputur tensionit që sjell “zona e ftohtë”.
Fitorja e fundit me Kukësin, ndonëse minimale, tregoi se ndonjëherë fati mund të jetë edhe me bardheblutë, që jo rrallëherë, pavarësisht lojës së mirë, nuk kanë marrë çfarë kanë merituar.
Ndërkohë, trajneri Mema, pavarësisht faktit nuk pranon ndihmën e tërthortë ndaj Partizanit.
Pavarësisht gjendjes jo të mirë të fillimsezonit, kapiteni Erando Karabeci tregon se përsëritja e një viti të errët si ai i dy viteve më parë nuk çohet më nëpërmend.
Ndeshja e radhës me Luftëtarin do të jetë si një derbi për bardheblutë, duke qenë se ndajnë të dyja vendin e 7 e të 8, dhe vetëm një fitore ndaj gjirokastritëve mund të lehtësonte përfundimisht Tiranën nga forca tërheqëse e fundit të tabelës.
Për këtë arsye, të gjithë te Tirana kanë zbritur në stërvitje, edhe pse një ditë më parë ishin në ndeshje.
Top Channel