Trajneri i njohur francez Arsen Wenger vazhdon të marrë oferta të rëndësishme që nga momenti kur shkëputi marrëdhëniet me skuadrën e tij historike Arsenalin, verën e kaluar.

Tekniku transalpin që i dha fund periudhës 22-vjeçare me ekipin londinez, ka preferuar të qëndrojë pushim duke vlerësuar të ardhmen, por duket se edhe pushimeve po i vjen fundi.

Tre skuadra të njohura europiane kërkojnë shërbimet e Wenger dhe kërkesave për trajnerin i është shtuar dhe një kombëtare e rëndësishme. Sipas revistës Times, Arsen Wenger duket se nuk po përshtatet me pensionin luksoz që i ka garantuar qëndrimi në elitën e futbollit. Dikush që ishte mësuar edhe të jetonte pranë fushave të lojës, është vështirë që të konceptojë ditën pa punë në futboll.

Për veteranin janë në tavolinë 4 oferta dhe asnjë prej tyre nuk vjen nga Premier Liga. Kjo pasi në të kaluarën ai ka refuzuar ekipet ishullore për shkak të afeksionit me Arsenalin.

Tani Paris Saint Germain, Bayern Munchen dhe Milan po interesohen seriozisht për francezin, ndërsa burime pranë trajnerit kanë konfirmuar edhe një kombëtare, por pa zbuluar emrin.

Me të gjitha gjasat, muaji qershor do të mbyllë bilancet e trofeve në ekipet më të mëdha, në pankinën e një prej të cilëve, mund të shohim shpejt edhe Wenger.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA