24/05 15:52
PSG fitoi 1-0 ndaj ndaj Bordeaux në javën e 22-të të Ligue 1.
Autori i golit të vetëm të takimit, Edinson Cavani, i cili realizoi në pjesën e parë me 11-metërsh, u detyrua të braktiste fushën që në fillim të pjesës së dytë për shkak të një problemi fizik në kofshën e djathtë.
Shqetësimi më i madh është se pas tri ditësh PSG do të luajë me Manchester United në “Old Trafford”, në Champions League, ku sipas të gjitha gjasave do të mungojë sulmuesi uruguaian.
Një telash vërtet serioz, nëse marrim në konsideratë edhe mungesën e gjatë të Neymar.
PSG e kryeson kampionatin francez me 13 pikë më shumë se Lille.
Top Channel