Kryeministri irlandez Leo Varadkar tha të premten se besonte se “një marrëveshje mund të bëhet” për të shmangur një dalje të çrregullt të Britanisë nga BE-ja, pas një takimi me një aleat kyç të kryeministres britanike Theresa May, që ai tha se shkoi shumë mirë.

Varadkar, që u takua me May për një darkë pune në Dublin të premten mbrëma, tha se bisedimet me Partinë e Bashkimit Demokratik (DUP) të Irlandës së Veriut, treguan se kishte “më shumë pika që na bashkojnë, sesa na ndajnë, kur është fjala për Brexit”.

DUP, i cili nxiti qeverinë e May-t të rinegociojë me Brukselin, ka qenë një nga kritikët më të ashpër të marrëveshjes së daljes së Britanisë me Bashkimin Evropian, të cilin parlamenti në Londër e ka hedhur poshtë më herët.

Në veçanti, DUP ka udhëhequr kundërshtimin ndaj dispozitës së “backstop”-it irlandez, një politikë sigurimi që ka për qëllim të mbajë kufirin midis Irlandës së Eurozonës dhe Irlandës së Veriut të orientuar nga Britania, në çdo rrethanë.

BE ka thënë se nuk do të heqë dispozitën, për të cilën Varadkar ka këmbëngulur, ose të rihapë marrëveshjen e Brexit ligjërisht të pajtuar me Britaninë për dy vjet. Por ajo ka thënë se është e gatshme të ripërpilojë deklaratën politike që e shoqëron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA