BE mbështet “Nord Stream 2”, por kërkon rregullim të detajuar të funksionimit

09/02/2019 05:22

Vendet e Bashkimit Evropian mbështetën një plan për të rregulluar funksionimin e tubacionit të Rusisë, Nord Stream 2, një veprim që ka gjasa të ngadalësojë, por nuk përjashton ndërtimin e gazsjellësit.

Marrëveshja e stërzgjatur vjen pas një shtytjeje të fundit të Gjermanisë dhe Francës për të ndryshuar projektin dhe për t’i dhënë Berlinit një mundësi për të detajuar se si do të sigurohet tubacioni për të transportuar gazin rus në Europë, nën Detin Baltik, në përputhje me ligjin e BE.

Kancelarja Angela Merkel përshëndeti votimin si një shembull i lidhjeve të ngushta të Berlinit me Parisin, pasi dy fuqitë kryesore evropiane, të cilat të dyja kanë firmat e investuara në projekt, ishin publikisht në mosmarrëveshje përpara takimit të BE-së.

Vendet e Europës Lindore, Nordike dhe të Balltikut shohin tubacionin prej 1,225 km (760 milje), që është tashmë në ndërtim, si rritja e mbështetjes së BE-së ndaj Moskës, ndërsa ato në Evropën veriore, veçanërisht Gjermania, i japin përparësi përfitimeve ekonomike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA