Një shtëpi gjermane ankandesh ka tërhequr nga shitja 26 punime që mbajnë firmën e Adolf Hitlerit, pas dyshimeve për autenticitetin e tyre, pak ditë para se ato të dilnin nën çekiç.

Pesë piktura të tjera, të gjitha me bojëra uji, do të dalin në shitje të shtunën, siç ishte planifikuar nga shtëpia e ankandeve Weidler, në qytetin jugor të Nurenbergut.

Të mërkurën prokurorët kishin konfiskuar 63 vepra arti nga galeritë e Weidler, që mbanin nënshkrimin A.H apo A.Hitler, nën dyshimet se ato nuk ishin krijuar nga vetë ai.

26 prej këtyre veprave ishin planifikuar të dilnin në ankandin e të shtunës. Zyra e prokurorit të Nurenbergut ka nisur një hetim, kundër personave të paidentifikuar, nën dyshimin e falsifikimit të dokumenteve dhe përpjekjes për mashtrim.

Hetuesit tani do të ekzaminojnë veprat për të përcaktuar nëse janë origjinale apo të rreme. Shitjet e veprave të Hitlerit, i cili për një farë kohe u përpoq të siguronte jetesën si artist në Austri, kanë qenë prej kohësh të polemizuara dhe shpesh ka patur edhe falsifikime.

Policia gjermane, muajin e shkuar konfiskoi tre punime të prezantuara si të Hitlerit, para se të dilnin në ankand në Berlin. Në 2015-ën, në një ankand të punimeve të Hitlerit, u mblodhën afro 400 mijë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA