Ole Gunnar Solskjaer u thirr nën armë për të shpëtuar imazhin e Manchester United pas një sezoni që dukej se do të ishte mes më të dështuarve në historinë e “Djajve të Kuq”, por që prej zbarkimit të tij në pankinën që e konsideronte të përkohshme, ka regjistruar rezultate impresionuese.

Në shkallët e “Old Trafford” ka vetëm parulla inkurajuese, në dyqanet zyrtare kanë rinisur të gëlojnë shitjet e fanellave dhe produkteve me stemën e “red Devils”, ndërsa në renditjen e Premier Ligës, është rikthyer më se aktuale tema për një vend në Champions.

Nga dhjetë ndeshje me norvegjezin në drejtim, Manchester United ka fituar nëntë, duke barazuar vetëm një. Kush do ta mendonte mes aksionerëve në familjen Glazzer, se një trajner “part time”, do kishte këtë impakt.

Edhe statistikat i japin të drejtë teknikut nordik, në krahasimin me paraardhësin e tij. Nën drejtimin e Solskjaer, që nga fitoret dhe golat e shënuar, deri te shanset e krijuara, gjithçka është më mirë se Murinjo.

“Djajtë e Kuq” kanë fituar 87.5 % të ndeshjeve të tyre në Premier League nën drejtimin e trajnerit norvegjez, krahasuar me vetëm 41.2 % nën urdhrat e Jose Mourinho.

E thënë ndryshe, Manchester Unitedin fiton përafërsisht 2.75 pikë për ndeshje, krahasuar me 1.5 pikë të tilla në kohën e Mourinho. Shanset e shënimit janë rritur me 3 pikë ndërsa përqindja e goditjeve të lejuara në kuadratin e De Geas, ka rënë me të paktën 4 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA