Marrin fund të gjitha dyshimet, pasi mbrëmjen e sotme policia e Dorsetit në Britaninë e madhe, ka bërë identifikimin e turpit të gjetur në avionin me të cilin u rrëzua futbollisti argjentinas Emiliano Sala.

Zyrtarë të policisë së Dorsetit kanë konfirmuar zyrtarisht se trupi i përket pikërisht futbollistit argjentinas, ndërsa pritet që kufoma të dorëzohet te familjarët, për ceremoninë mortore.

Emiliano Sala ishte duke udhëtuar me një avion të vogël drejt Uellsit, për t’iu bashkuar skuadrës së tij të re Cardiffit, që sapo kishte arritur akordin me klubin e Nantes për blerjen e tij për shumën e 17 milionë eurove.

Por sulmuesi nuk arriti kurrë në destinacion, pasi avioni me të cilin ai po udhëtonte, u zhduk dhe pas kërkimesh të shumta, u gjet në kanalin e La Manshit, bashkë me trupin e Salas.

Ende nuk ka të dhëna për trupin e pilotit të avionit, i cili nuk u gjet në bord, nga grupet e kërkimit, që prej ditësh kanë punuar për të bërë të mundur gjetjen e trupit të futbollistit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA