Olimpiku i Marsejës mori fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa këtë herë triumfoi me rezultatin 1-2 në transfertën ndaj skuadrës modeste të Dijonit.

Skuadra e drejtuar nga Rudy Garsia zhvilloi një pjesë të parë nën nivelin e duhur, teksa pa veten në disavantazh që në minutën e 18’, por ia doli të përmbysë gjithçka në pjesën e dytë.

Ishte sulmuesi italian Mario Balotelli ai që riktheu baraspeshën në minutën e 56’, duke shënuar kështu edhe golin e dytë personal me fanellën e Marsejës, ndërsa fitoren e sigloi Ocampos, rreth 15 minuta para fundit të takimit.

Në kampionatin gjerman, Bayer Leverkusen mori një fitore të thellë 1-5, në transfertën përballë Mainzit, në një sfidë ku Brandt shënoi dy herë, ndërsa Bellarabi, Wendell dhe Havertz plotësuan festivalin e golave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA