Ministria e Jashtme franceze njoftoi këtë të enjte se ka tërhequr ambasadorin e saj në Romë për konsultime, pas një serie “provokimesh” nga udhëheqësit e qeverisë populiste të Italisë.
“Për disa muaj, Franca ka qenë subjekt i akuzave të përsëritura, sulmeve të pabazuara dhe pretendimeve të çuditshme”, thotë Ministria në fjalë në një deklaratë, duke i quajtur të gjitha këto si “të praprecedenta” që prej Luftës së Dytë Botërore.
Lajmi vjen një ditë pasi ministri i Jashtëm francez denoncoi si “të papranueshëm” një takim mes zv.kryeministrit italian, Luigi Di Maio, dhe protestuesve antiqeveritarë të ashtuquajtur tashmë “jelekverdhë”.
“Ky provokim i ri është i papranueshëm mes vendeve fqinje dhe partnerëve në zemër të Bashkimit Europian”, tha zëdhënësi i ministrisë në një deklaratë, një ditë pasi Di Maio u takua me protestuesit në tokën franceze.
Top Channel