Vuante nga depresioni, vetëdigjet me benzinë i moshuari

06/02/2019 10:38
Foto ilustruese

Një i moshuar rreth 67 vjeç i ka dhënë fund jetës duke u djegur me benzinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shijak, mëngjesin e kësaj të mërkure.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje, por mësohet se forcat e rendit kanë nisur hetimet. Familjarët kanë thënë pranë forcave të rendit se nuk kanë mundur ta shpëtojnë 67-vjeçarin.

Viktima ishte banor i lagjes “Kodër” në Shijak. Dyshohet se i moshuari kishte pasur probleme psikologjike, ndërkohë që familjarët kanë thënë se ai vuante nga depresioni prej disa vitesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA