Për të parën herë në 30 vite, ceremonia e ndarjes së çmimeve më të mëdha të kinematografisë, atyre “Oscar”, do të zhvillohet pa një prezantues zyrtar.
Do të jenë disa prej yjeve, vet ata që do të paraqesin trofetë.
Raportet në media tregojnë se, “ABC Entertainment” që organizon shfaqjen e sivjetshme e pati të vështirë të gjente një zëvendësues për komedianin Kevin Hart, i cili u tërhoq për shkak të polemikave që shkaktuan disa komente të vjetra të tij në rrjetet sociale, të cilësuara si “homofobe”.
Roli i prezantuesit të ceremonisë gjigante konsiderohet si një ndër më të vështirët në “shoëbusiness”-in amerikan.
Revista e njohur “Hollyëood Reporter” e përshkruan si punën më pak të dëshiruar në parajsën amerikane të filmit.
Megjithatë, misteri që rrethoi shfaqjen e sivjetshme për këtë arsye e ka nxitur kureshtjen e publikut, i cili i pret me vëmendje të shtuar “Oscar”-ët, më 24 shkurt në Los Angeles.
Prezantuesi zyrtar, tradicionalisht e çel ceremoninë me një monolog komik, të fokusuar tek yjet e ekranit, gjendja e industrisë së filmit, si dhe çështje të ndryshme kulturore e politike.
Top Channel