Leonardo e kërkoi deri në orët e fundit të merkatos së janarit, por nuk ia doli ta sjellë te Milani sulmuesin e Nices, Saint-Maximin, pasi klubi francez nuk u bind të heqë dorë nga një tjetër yll në repartin e avancuar, pas largimit të Balotellit.

Por drejtori sportiv i klubit italian nuk u dorëzua dhe ashtu siç raportojnë mediat italiane sonte, ka arritur akordin me drejtuesit e Nices, për të marrë sulmuesin në Milano menjëherë sapo të përfundojë sezoni aktual.

Marrëveshja mes Leonardos dhe homologëve të tij francezë duket totale dhe Milani do të paguajë rreth 20 milionë euro plus bonuset për të pasur shërbimet e Saint-Maximin, por ka vetëm një detaj që i pengon klubet të bëjnë publik akordin.

Kjo pasi marrëveshja do të marrë fuqi vetëm nëse Milani do t’ia dalë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, pasi në të kundërt një tjetër sulmues do të ishte i tepërt për financat e kuqezinjve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA