Ndryshimi i klimës përbën një kërcënim në rritje për akullnajat në malet Hindu Kush dhe Himalaje, siç zbulon një studim i ri.
Sipas tij, nëse emetimet e dioksidit të karbonit nuk zvogëlohen me shpejtësi, dy të tretat e këtyre fushave gjigante të akullit mund të zhduken.
Edhe nëse bota e kufizon rritjen e temperaturës deri në 1.5 gradë Celsius, këtë shekull, së paku një e treta e akullit do të shkrihet, thuhet në studim.
“Ndikimi te njerëzit në rajon do të shfaqet nga përkeqësimi i ndotjes së ajrit, deri te më shumë mot ekstrem”, tha Philippus Wester, nga Qendra ndërkombëtare për Zhvillimin e Integruar të Maleve, i cili ka udhëhequr studimin.
Akullnajat në Hindu Kush dhe Himalaje janë një burim i rëndësishëm i ujit, për 250 milionë njerëz që jetojnë në 8 vende: Afganistan, Bangladesh, Butan, Kinë, Indi, Mianmar, Nepal dhe Pakistan.
Top Channel