Jose Mourinho mund të kishte shpresuar që rrëshqitjet t’i kishte lënë pas shpine, pas largimit nga “Old Trafford”, por duket se portugezi është sërish protagonist i një të tille, këtë herë gjatë një ndeshjeje hokeji në Rusi.

Organizatorët kishin shtruar një tapet të kuq për ish-trajnerin e Manchester United, i cili ishte ftuar të hidhte topin e hokejit (në formë pllake) në fillimin e sfidës mes SKA dhe Avangard.

Pas këtij gjesti, ai kthehet mbrapsht për të dalë nga pista e akullit, por humbi ekuilibrin dhe u rrëzua sërish, duke bërë që lojtarët të linin topin dhe ta ndihmonin atë të ngrihej, ndërkohë që të pranishmit në sallën e mbyllur të qeshnin pa fund, e të nxirrnin celularët për ta regjistruar.

Kjo nuk është hera e parë që “Special One” bie në sy të publikut. Një gjë e tillë i ndodhi në “Wembley”, kur ishte duke shkuar për të parë ndeshjen e Anglisë me Spanjën për Ligën e Kombeve, aty ku “Tre luanët” u mposhtën.

Mourinho ka mbajtur një profil të ulët që pas shkarkimit nga United në dhjetor, ndaj duket se ka zgjedhur të bëjë një punë promocionale për ekipin rus të hokejit në Balashikha, një qytezë pranë Moskës.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel