Në studion e emisionit “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se në vendin tonë preken nga kanceri rreth 5500 raste në vit, një shifër normale edhe për vendet evropiane.

“5500 raste në vit që preken nga tumoret. Jemi në profilin e vendeve të rajonit dhe Evropës. Më të përhapurit janë kanceri i mushkërisë dhe ai i gjirit”, tha Manastirliu.

“Rëndësi ka diagnostikimi i hershëm dhe parandalimi. Programi i kontrollit mjekësor bazë për grupmoshën 35-70 vjeç është një ndër programet më të mira për të parandaluar sëmundjet dhe për t’i identifikuar ato. Kemi dhe një program të ri që do të nisë këtë vit, brenda muajit shkurt. Bëhet fjalë për testin HPV kundër kancerit të qafës së mitrës. Është një program depistimi sekondar shumë efikas në luftën kundër kancerit”, shtoi ministrja e Shëndetësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA