Dilema për të përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare apo për të luajtur me ngjyrat e Zvicrës po mundon jo pak lojtarë të moshave që janë me origjinë shqiptare.

Bastien Toma dhe Florent Hadërgjonaj, dy talente të dy të lindur në Federatën helvetike janë në mëdyshje për të ardhmen e tyre pasi më parë kanë mbrojtur ngjyrat e të gjithë ekipeve të moshave në Zvicër.

Një dilemë të tillë e arsyeton edhe trajneri i Kosovës Bernard Challandes, si për ironi të fatit zviceran.

“Është e qartë që Toma dhe Hadërgjonaj kanë shansin të luajnë me të dy ekipet. Jam i vetëdijshëm dhe në logjikën time, edhe unë do të zgjidhja sot Zvicrën. Ky është realiteti. Por nëse mundësia për të luajtur aty nuk është, ne duam ti tregojmë që mund të luajnë me ne. Ky është rasti i Tomës dhe Hadërgjonajt por edhe shumë lojtarëve të tjerë në Gjermani apo Austri”, tha ai.

Challandes ka spikatur me rezultatet në Ligën e Kombeve dhe në miqësore.

“Kosova është një ekip i ri dhe një vend ku ka një lloj të veçantë krenarie. Kur një talent refuzon të luajë me ne, nuk them që konsiderohet tradhtar, por sigurisht keqinterpretohet”, tha Challandes.

Kosova ndodhet në një grup me Anglinë, bullgarinë dhe Malin e Zi në kualifikueset për Euro 2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA