Avioni me të cilin udhëtonte Emiliano Sala, nga Nanta në drejtim të Uellsit, është gjendur në fund të detit në kanalin e La Manshit.

Lajmin e konfirmoi një zëdhënëse e degës së hetimeve të aksidenteve ajrore në Britaninë e Madhe, për AFP-në, duke shtuar se do të ketë edhe një komunikatë zyrtare në lidhje me këtë ngjarje.

Avioni, me të cilin Sala dhe piloti Dave Ibston po udhëtonin drejt Kardifit, ishte i tipit “Piper PA 46” dhe u zhduk nga radarët mbrëmjen e 21 janarit, pikërisht mbi kanalin e La Manshit.

Kërkimet për futbollistin vijuan prej ditësh, për t’u pezulluar më pas nga autoritetet britanike, ndërkohë që familjarët i vijuan ato.

Së fundmi, në brigjet franceze u gjetën disa pjesë që u menduan se ishin të atij avioni, që pas më shumë se 10 ditësh u gjet më në fund. Në kërkimet për gjetjen e avionit dhanë kontributin e tyre 4.500 persona, mes të cilëve kishte edhe një sërë futbollistësh me emër, duke grumbulluar në total 300 mijë euro.

Emiliano Sala la skuadrën e Nantës për të shkuar te Cardiff City, me klubin uellsian që pagoi 17 milionë euro për kartonin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA