Kukësi sjell një tjetër futbollist në radhët e tij. Bëhet fjalë për mesfushorin Valdet Rama, i cili ka nënshkruar me verilindorët një kontratë deri në përfundim të sezonit dhe për pjesëmarrjen në evenimentet evropiane, me opsion rinovimin e saj për një vit tjetër.

Valdet Rama që ka qenë edhe në radhët e kombëtares shqiptare, së fundmi ka qenë pjesë e kampionatit kinez me skuadrën e Janbian Funde me të duke u aktivizuar 7 ndeshje.

Në karrierën e tij, futbollisti tashmë 31 vjeçar është aktivizuar edhe në futbollin gjerman, ndërkohë që në sezonin 2013/2014 ka veshur fanellën e Valladoidit në kampionatin spanjoll.

Me përfaqësuesen shqiptare, Valdet Rama ka luajtur 15 ndeshje në periudhën 2013-2015 duke shënuar 3 gola.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA