Në sallën e Kuvendit, kryeministri Rama reagoi kundër përgjimeve të publikuar nga VOA, duke theksuar se po përdoret nga “kazani” i Tiranës. Por nga foltorja e Kuvendit ai paralajmëroi edhe një bisedë që pritej të zhvillonte me Shtëpinë e Bardhë.
Përmes një postimi në “twitter”, kryeministri Rama ka bërë të ditur detaje rreth kësaj bisede, e cila duket se nuk ka pasur fare të bëjë me përgjimet e publikuara nga Zëri i Amerikës një ditë më parë.
“Bisedë me Shtëpisë së Bardhë. Në fokus Shqipëria,rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë,që të mbyllë konfliktin historik.Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falenderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë?????”, shkruan Rama në “Twitter”.
Bisedë me Shtëpinë e Bardhë. Në fokus Shqipëria,rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë,që të mbyllë konfliktin historik.Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falenderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë?????
— Edi Rama (@ediramaal) January 31, 2019
Top Channel