Humbja e thellë ndaj Fiorentinës 7-1 në Kupë ka krijuar një lloj përçarje te drejtuesit e Romës.
Në qendër të vëmendjes së tyre padyshim është trajneri Eusebio Di Francesco pozitat e të cilit në pankinën e Romës janë tronditur ndjeshëm. Një pjesë e drejtuesve të klubit verdhekuq me në krye presidentin Pallotta kërkuan largimin e menjëhershëm të Di Francescos, ndërsa Drejtori Sportiv, Monchi e mbrojti atë duke i dhënë afat edhe 90 minuta për të shuar kritikat, që janë pikërisht minutat e ndeshjes me Milanin.
Nga ajo që kuptohet në këtë pikë, Di Francescos nuk do t’i lejohen më gabime dhe nëse të dielën ndaj kuqezinjve, skuadra e Romës do të humbasë, atëherë shkarkimi i tij bëhet i paevitueshëm. Tashmë trajneri italian ka filluar të ndjejë hijen e Paulo Souzës, emër që është përmendur edhe më parë në momentet kur Roma ka qenë në vështirësi gjatë drejtimit të Di Francescos.
Top Channel