24/05 15:52
Partizani ka bërë lëvizjet e tij në merkaton dimërore të transferimeve.
Skuadra e të kuqve orët e fundit ka mundur sigurojë shërbimin e mbrojtësit të djathtë Hektor Idrizaj, i cili ditën e mërkurë nënshkroi me kryeqytetasit një kontratë për 1 vit e gjysmë.
Por jo vetëm kaq, Partizani bëri të ditur edhe rinovimin e kontratës me mesfushorin Kristi Kote, i cili ka nënshkruar edhe për 2 sezone e gjysmë deri në vitin 2022.
Rinovimi i kontratës me Koten tregon se 21-vjeçari është një element i rëndësishëm në projektin e Të Kuqve.
Top Channel