Popullata e fluturave ‘monarke’ që kalojnë dimrin në Meksikën qendrore është rritur me 144 % krahasuar me vitin e kaluar.

Të dhënat janë mirëpritur, por shkencëtarët paralajmërojnë se kjo nuk do të thotë që fluturat që emigrojnë nga Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara, janë jashtë rrezikut. Këtë dimër, kërkuesit thonë se fluturat monark zënë një sipërfaqe prej më shumë se 6 hektarësh në pyjet me pisha dhe fier në malet e Michoakanit dhe shtetet e tjera meksikane.

 “Toka pyjore në të cilën janë vendosur fluturat monark është rritur me 144 për qind në sezonin 2018-2019. Ky është një lajm i mirë për ne, por kërcënimet me të cilat ne përballemi, si psh ngrohja globale, janë ende aty. Pra, beteja nuk është fituar ende”,thotë Andreë Rhodes, Komisioner për zonat e mbrojtura.

 Sipas ekspertëve, popullata e fluturave monark ka një tendencë rënieje. Ky vit ishte pozitiv por nuk ka garanci se do të vijojë kështu. Të parat flutura monark hynë në Meksikë më shumë se një javë pas 20 tetorit, datë kur ato zyrtarisht mbërrijnë në vend, kjo për shkak të shiut dhe të ftohtit në kufirin Teksas-Meksikë. Fluturat monark janë të kërcënuara veçanërisht nga humbja e habitatit ku ato vendosin vezët e tyre, nga pesticidet dhe herbicidet por edhe nga ndryshimet klimaterike. Gjithsesi, migrimi i tyre drejt Meksikës, në kërkim të temperaturave më të ngrohta, është një spektakël më vete.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA