Donald Trump shprehet skeptik mbi arritjen e një marrëveshjeje për ngritjen e murit të shumëdiskutuar në kufi me Meksikën, përpara se fondet qeveritare të ngrijnë sërish muajin e ardhshëm.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë foli për “Wall Street Journal”, ndërkohë që 800 mijë punonjës federale u rikthyen në punë, pas mbylljes më të gjatë të agjencive federale, e cila zgjati 35 ditë.

Presidenti republikan nuk është i gatshëm të reduktojë shumën e parave, që është i përgatitur të pranojë për murin, të cilën demokratët e shohin si mjaft të ekzagjeruar.

Kongresi duhet të negociojë një projektligj të ri deri më 15 shkurt, në të kundërt do të ketë një tjetër mbyllje të pjesshme të qeverisë.

Një komision ligjvënësish nga të dyja kampet pritet ta negociojë çështjen, megjithatë Trumpi mendon se mundësitë për gjetjen e një zgjidhjeje janë më pak se 50 me 50.

“Nuk besoj se kam për të pranuar fonde që mbërrijnë në 5.7 miliardë dollarë për strukturën në kufi”, u shpreh ai. “Nëse duhet bërë, duhet bërë mirë”, ka shtuar presidenti.

Trump nuk u shfaq i gatshëm as të lëshojë pè, e t’u japë nënshtetësinë emigrantëve që kanë hyrë fëmijë në Shtetet e Bashkuara pa dokumentacion të rregullt, edhe pse kjo mund t’i sillte arritjen e një kompromisi me demokratët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA