Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka vendosur të njoftojë akuzat penale lidhur me firmën kineze të telekomunikacionit, Huawei Technologies Co Ltd, gjatë pasdites s♪7 sotme.

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur 13 akuza kundër gjigantit të Telekomit të Kinës Huawei dhe zyrtarit të saj financiar, Meng Whazou.

Ndër akuzat janë ato për mashtrim bankar, pengim të drejtësisë dhe vjedhje të teknologjisë nga kompania amerikane T Mobile. Zonja Meng, që është njëkohësisht edhe vajza e bosit të Huaweit, u arrestua në Kanada muajin e kaluar, me kërkesë të SHBA-ve.

Rasti ka tensionuar marrëdhëniet midis Kinës, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa Pekini ka reaguar duke arrestuar një sërë shtetasish kanadezë.

Huawei është prodhuesi më i madh i pajisjeve të telekomunikacionit në botë. Qeveria e SHBA është duke u përpjekur për të parandaluar kompanitë amerikane nga blerja e routerëve dhe çelësave Huawei dhe po i shtyn aleatët të bëjnë të njëjtën gjë.

Ekspertët e sigurisë së SHBA janë të shqetësuar se pajisjet mund të përdoren për të spiunuar Shtetet e Bashkuara. Huawei dhe themeluesi i saj, Ren Zhengfei, ka mohuar se produktet e kompanisë së tij do të përdoren nga qeveria kineze për të spiunuar.

Departamenti i Drejtësisë tha se do të shpallë akuza në një konferencë shtypi në orën 4:30 të pasdites, në një “veprim të zbatimit të ligjit në Kinë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA