Vite më parë huliganët në Angli u kthyen në një problem seeioz për shtetin e deshën masa drastike për të ulur përplasjet e dhunshme mes tifozerive. Por ndeshja Millwall-Everton riktheu në mendje ato episode dhune që në Britani kishin vite që nuk shënoheshin.
Në fushë shkoi gjithçka në mënyrën më të mirë por jashtë saj, në futbollin anglez u rikthyen imazhet e huliganizmit dhe dhunës. Millwall mposhti Evertonin në limitet e kohës së rregullt, duke triumfuar me shifrat 3-2 pas minutës së katërt të shtesës. Por, starti i takimit të FA Cup nuk ishte shumë i qetë për dy skuadrat, me dy tifozeritë e saj që u përfshinë në një grindje masive e cila vazhdoi edhe pas finishit.
Në foto dallohet tifozi i Evertonit Jay Burns, i cili i sulmua me thikë nga fansat e Millwall para takimit të FA Cup, të shtunën pasdite. Ai dhe mbështetës të tjerë të Evertonit u sulmuan në momentin kur po zbrisnin nga autobusi, që i kishte transportuan pranë stacionit Surrey Quays.
“Faleminderit të gjithëve për mesazhet që më keni dërguar, por nuk mund ta shikoj veten në pasqyrë,” – shkruan Burns, teksa ka postuar fotot në momentin sapo kishte ndodhur incidenti dhe pas ndërhyrjes së mjekëve.
Shpërfytyrimi është i dukshëm, çarja nga arma e ftohtë ka nisur që anash syrit e ka përfunduar poshtë gojës.
Top Channel