Gentian Mezani nuk është më trajneri i Luftëtarit. Tekniku ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij menjëherë pas ndeshjes me Kastriotin në kampionat, të cilën skuadra gjirokastrite e humbi me rezultatin e thellë 5-1.
Gentian Mezani e mori drejtimin e Luftëtarit në muajin shtator të vitit 2018 kur zëvendësoi Milosh Kostiç dhe tashmë e sheh vetën të largohet pas 3 muajsh.
Pas 19 javëve kampionat, Luftëtari është në vendin e 8 të klasifikimit me 17 pikë dhe tashmë e sheh veten në luftë për mbijetesë pasi Kamza dhe Kastrioti që e ndjekin janë shumë pranë me pikë.
Ndërkaq, Luftëtari duket se e ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij dhe me shumë gjasa trajneri i ri do të jetë Mladen Milinkovic, një emër i njohur në ambientet e klubit gjirokastrit.
Top Channel