Ambasada Amerikane, thirrje për prokurorët idealistë: Aplikoni për SPAK!
28/01/2019 19:02
Ambasada Amerikane u ka bërë thirrje prokurorëve që të aplikojnë për të qenë pjesë e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion.
“Shqipëria po krijon një sistem të ri drejtësie, bazuar tek pavarësia, profesionalizmi dhe integriteti. Prokurorët të cilët mishërojnë këto ideale i përgjigjen një thirrjeje për shërbim publik që është më e lartë sesa thjesht një vend pune. Ne iu bëjmë thirrje këtyre njerëzve me kurajo që të bëhen pjesë e të ardhmes së Shqipërisë duke aplikuar për të qenë anëtarë të SPAK”, thuhet në apelin e Ambasadës Amerikane në Facebook.
Top Channel